Kosovë, 28 viktima dhe 920 raste të reja nga koronavirusi

Kosovë, 28 viktima dhe 920 raste të reja nga koronavirusi

Gjendja epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë tejet e rënduar, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 28 viktima nga koronavirusi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit arrin në 181, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën të paktën 2,657 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën edhe për 920 raste të reja me të infektuar, duke bërë që në shtatë ditët e fundit të jenë shënuar 8,901 raste të reja. Ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.

Në spitalet e Kosovës, 79 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë.   Numri i qytetarëve të Kosovës, të vaksinuar plotësisht, ka kaluar 324,000 ndërkohë që në vend janë vënë masa kufizuese ekstra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Kosovë/ COVID-19 i merr jetën një 22-vjeçareje nga Gjilani

Drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli

Një 22-vjeçare nga Gjilani ka ndërruar jetë ditën e sotme sot si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ismajli tha se 22-vjeçarja fillimisht është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore së rënduar ajo është në QKUK.

“Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.

Ora 18:26
Ishin të pavaksinuara, ndërrojnë jetë nga COVID brenda 24 orëve vjehrra dhe nusja në Kosovë

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Kosovë si pasojë e koronavirusit.  Dy vdekje brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë ndodhur në të njëjtën familje në Turjakë të Malishevës. Sipas medieve mbrëmë ka vdekur një grua 39-vjeçare, ndërsa sot në mëngjes edhe vjehrri i saj 68-vjeçar.

Një familjar i tyre ka thënë për mediat kosovare se ata kanë qenë të konfirmuar me COVID-19 dhe po trajtoheshin në klinikat e QKUK-së në Prishtinë. I njëjti burim bën me dije se asnjëri nga viktimat nuk ka qenë të vaksinuar.

Ora 16:25
Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatrinë e Kosovës, një 2-vjeçar i intubuar

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka

Tre fëmijë të infektuar me COVID-19 janë të shtruar në Klinikën e Pediatrisë në Kosovë, pranë QKUK-së. Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka ka bërë me dije se një fëmijë 2 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është i shtruar në spital prej një jave, ndërsa prej ditës së sotme është intubuar.

Grajqevci-Uka tha për mediat kosovare se gjithashtu një fëmijë 7 muajsh dhe një tjetër 7 vjeç po marrin trajtim spitalor si pasojë e infektimit me virusin. Teksa thekosoi se fëmijët nuk kanë asnjë sëmundje shoqëruese.

“Momentalisht në  repartin COVID në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar tre fëmijë, dy fëmijë prej tyre janë në gjendje stabile. Fëmija për momentin është me respirator dhe deri më tani para dy orëve ka qenë me CPAP dhe për shkak të përkeqësimit mjekët e repartit e kanë vendosur së bashku me anesteziolog me respirator dhe është në gjendje mjaftë të rëndë. Mosha e fëmijës është dy vjeçare, është gati 1 javë që qëndron në Klinikën e  Pediatrisë momentalisht është pranuar në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë. Këta dy fëmijët tjerë njëri është shtatë muaji dhe tjetri është 7 vjeçare, gjendja e tyre momentalisht është stabile janë pranuar mbrëmë por po vazhdojnë me trajtim spitalor”, u shpreh Grajqevci-Uka për KosovaPress.

Vetëm gjatë muajit gusht, 55 fëmijë janë shtruar në Klinikën e Pediatrisë në Kosovë, ndërsa që prej janarit drejtoresha e Pediatrisë tha se janë shtuar 110 fëmijë që kishin rezultuar pozitivë me koronavirusin.

“Trajtim ambulator gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë këtë javë e kemi diçka më të qetë, më së shumti kemi pasur diku deri në 12 raste gjatë 24 orëve të trajtimit dhe që janë të diagnostikuar me COVID por që nuk kanë kërkuar trajtim spitalor por vetëm trajtim ambulator. Javën e kaluar kemi pasur më shumë  për arsye se ndoshta vala ka qenë më e shpeshta e rasteve që janë lajmëruar  në Klinikën e Pediatrisë me COVID pozitivë diku deri 22 fëmijë kemi pasur me COVID që janë deklaruar në Ambulancën e pranimit. Diku deri në 50 fëmijë gjatë gushtit kanë qenë të hospitalizuar me COVID-19 duke marr parasysh që prej janarit e deri më tani diku janë më shumë se 110 fëmijë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë që janë diagnostikuar me COVID-19”, tha Grajqevci-Uka.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja