Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus nga 3,344 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 509 raste aktive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,060 që prej fillimit të pandemisë.
Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Aktualisht e gjithë bota po përballet me shifra të larta infektimesh nga varianti 'Omicron'.