Kosovë/ 4 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 343 raste aktive me COVID

Kosovë/ 4 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 343 raste aktive me COVID

Ambulanca Infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 2,032 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të rasteve dhe viktimave.

Ndër të tjera raportohet se në të gjithë vendin janë 343 raste aktive me COVID ndërsa 10 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,101 që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se janë vaksinuar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë dhënë 1,665,209 doza vaksine ndërsa 780,327 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Teksa varianti 'Omicron' po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kujtojmë se një ditë më parë në Kosovë u konfirmuan 9 rastet e para me variantin 'Omicron'.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë