Kosovë/ 643 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 14,639 raste aktive! Shërohen 2,028 të tjerë

Kosovë/ 643 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 14,639 raste aktive! Shërohen 2,028 të tjerë

Ambulanca Infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 643 raste të reja me koronavirus nga 4,043 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2,028 perona janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shëruar në total 204,632 vetë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 14,639 raste aktive me koronavirus. Mësohet se gjatë këtyre 24 orëve janë vaksinuar 1,433 persona ndërsa 810,436 i kanë marrë të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar në total 1,800,413 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja