/ATSH/.- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një takimi sot me përfaqësues të Bankës Botërore, bisedoi për çështje të ndryshme të interesit të përgjithshëm.

Ministri Abrashi i njohu ata me sfidat dhe planet e tij dhe të ministrisë që drejton, duke qenë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ato të realizohen sa më mirë dhe të jenë në favor të qytetarëve.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme si Ligji i Punës, çështjet që kanë të bëjnë me punësimin dhe me theks të veçantë mbështetja që Banka Botërore mund të ofrojë përmes asistencës teknike në fusha të ndryshme si në çështjet e punësimit, pensioneve dhe shërbimeve sociale.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën të gatshëm që t'u përgjigjen shpejt kërkesave të ministrisë për ta përkrahur në mënyrë që asistenca teknike e ofruar të realizohet brenda një afati sa më shkurtër./KosovaPress/