Kosovë: Aktakuzë për nxitje të veprave terroriste, 30 shtetas kosovarë, ish luftëtarë të ISIS, në burgje në Siri

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ka ngritur akuzë kundër një shtetasi të Kosovës për shkak të veprës penale “nxitje për kryerjen e veprave terroriste”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se Fitim Lladrovci, prej vitit 2018 e deri ne vitin 2019, përmes rrjetit social Facebook, me anë të postimeve ka përkrahur sulmet terroriste të ISIS si dhe ka postuar “video incizime, fotografi dhe komente duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj Organizatës terroriste’.

Kjo është hera e dytë që Lladrovci përballet me drejtësinë. Në janar të vitit 2015 ai ishte dënuar me pesë vjet heqje lirie nën akuzat për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Në korrik të atij viti Gjykata e Apelit e ndryshoi dënimin në 3 vjet e gjysmë heqje lirie.

Disa qindra qytetarë të Kosovës kanë qënë të përfshirë në luftën e Sirisë që nga fillimi i saj dhe aktualisht sipas të dhënave të policisë në zonat e konfliktit janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Një prej tyre është edhe Lirim Sulejmani, ish refugjat lufte në SHBA dhe prej vitit 2014 I bashkuar me ISIS-it në Irak dhe Siri. Tani ai ndodhet mes pesë mijë të burgosurve që janë kapur pas rënies së bazës së fundit të ISIS-it në Siri dhe kërkon të krthehet në Kosovë.

Ai ka frikë se tani që SHBA u tërhoq duke i lënë kurdët vetëm përballë sulmeve siriane dhe turke, mund të përfundojë në duart e ushtrisë së Asadit.

Ai preferon më mire burgjet në Kosovë por me shumë mundësi SHBA do ta ekstradojë në burgjet e saj të sigurisë së lartë nëse arrin në përfundimin se është kriminel lufte.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025