Në Kosovë Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit, kryeson në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan ditën e djeshme. Sipas KQZ, ndërsa janë numëruar rreth 95% e votave, ajo ka siguruar 25.81%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.07%. Lideri i VV Albin Kurti, para mijëra përkrahësve dhe simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shpalli fitoren duke folur si Kryeministri i ri.
Kurti fillimisht falenderoi popullin e Kosovës duke thënë se ata do ta shpëtojnë shtetin nga kapja. Ai premtoi se me qeverinë e re që do të krijohet nuk do të ketë më nga ata që ai I quajti hajna dhe se ata do të hetohen, gjykohen dhe dënohen nga drejtësia dhe shoqëria.
I duartokitur me ovacione nga pjesëmarrësit Kryeministri i ri projektuar I Kosovës siguroi se nuk do të ketë më njerëz që pasurohen brenda natës dhe se të gjithe do te jenë të barabartë
Lideri I VV gjithashtu përgëzoi LDK dhe në veçanti kandidaten Vjosa Osmani, që sipas tij dha një model për shumë gra dhe vajza shqiptar. Kurti gjithashtu tha se ditën e sotme do të nisin negociatat me LDK për krijimin e një shumice parlamentare dhe qeverinë e re të Kosovës.
Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media për të pranuar humbjen. Ai falendroi popullin e Kosovës për pjekurinë e treguar dhe tha se dorëheqja nga posti i Kryeministrit ishte vendim i duhur. Edhe Kadri Veseli, kreu I PDK-së, duke pranuar humjen tha se pas 12 vite në pushtet, ai dhe partia që drejton do të kalojë në opozitë.
Në zgjedhjet e ditës së djeshme u ftuan për të votuar 1.9 milion qytetarë, prej të cilëve vetëm 43.22% u shprehën për zgjedhjen e 120 deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora kërkon miliona euro shtesë për votën me postë! Celibashi 2 propozime partive për shtrirjen e votimit elektronik
21 Shkurt, 15:51
-
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt, 12:43
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 20 parti politike, Basha ende pa kërkesë
21 Shkurt, 10:21
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
20 Shkurt, 21:42
-
SPAK i përgjigjet Ramës, publikon strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor! Ja 4 piketat kryesore, mes tyre monitorim mediave dhe rrjeteve sociale
20 Shkurt, 16:28
-
Vota e diasporës/ 200 mijë aplikime, pranohen 158 mijë! Refuzohen 37 mijë të tjerë! Kryesojnë shqiptarët në Itali
20 Shkurt, 14:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
20 Shkurt, 10:04
-
Kurti injoron prokurorinë speciale si Berisha/ Sheholli: Shembullin e tij mund ta ndjekin dhe serbët në Kosovë! Bilalli: Donte të ulte kostot elektorale, por tani duhet të dëshmojë
19 Shkurt, 20:09
-
Vota e diasporës/ Edhe 2 javë afat, 192 mijë aplikime, refuzohen 37 mijë
19 Shkurt, 15:24
-
Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e aleatëve, Kosova shënoi arritje të paimagjinueshme! Urimi i 13 shkurtit, u publikua sot nga Kryeministri i Kosovës
19 Shkurt, 12:30
-
Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit, analistja nga Kosova: Deri tani ka bërë shaka, nëse nuk shkon merret forcërisht! Imazh i keq kur nuk respektohet drejtësia
19 Shkurt, 12:00