Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se është bërë një përparim i dukshëm përsa i përket dialogut mes të Postës së Kosovës dhe Hekurudhave të Kosovës me Serbinë dhe se këto dy çështje duhet të jenë tani top prioritet i negociatave mes të dy qeverive, ben te ditur KosovaPress.
Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre, për aq vite sa ka qëndruar në Kosovë, të ndarë nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ai gjithashtu tha se ata kanë mbështetur dialogun në mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. "Kemi mbështetur dialogun e sukseshëm në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Serbisë, dialog i cili ka qenë mjaftë i suksesshëm dhe në një farë forme ka qenë një shtyllë për avancimin e procese të dialogut. Vlen të theksohet fakti se në mes të tjerash arritëm edhe marrëvjeshjen ku Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Sebisë i pranojnë vendimet arbitrare të dyja odave dhe besoj që është një hap i rëndësishëm në avancimin e tregtisë dhe në eliminimin e barrierave për të bërë biznes në mes të dy shteteve", tha Cliff.
Ndërsa, persa i përket dialogut të Postës dhe të Hekurudhës në mes Kosovës dhe të Serbisë, ai tha se ka përparim të dukshëm, por tani, sipas tij, kjo çështje duhet të jetë prioritet i negociatave të këtyre dy qeverive. /atsh/
/Shqiptarja.com