Zv/ministri i FSK-së, Bejush Gashi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, pritën sot në takime të vecanta ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ministria kosovare në njoftimin e dërguar bën të ditur se, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi, pasi falënderoi për pritjen dhe bashkëpunimin, shprehu gatishmërinë e tij personale për të kontribuar në shtimin e bashkëpunimit mes Ushtrisë së Shqipërisë dhe FSK-së në të gjitha fushat.
Zv/ministri Gashi dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati e njoftuan ambasadorin Minxhozi me arritjet e përgjithshme të Ministrisë dhe FSK-së, duke çmuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Me këtë rast, zv/ministri Gashi dhe komandanti i FSK-së, shprehen gatishmërinë për të thelluar dhe intensifikuar bashkëpunimin, duke ofruar mundësi dhe vullnet për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Zv/ministri Gashi e informoi ambasadorin Minxhozi edhe për proceset aktuale të zhvillimit në FSK, objektivat si dhe për procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë në Kosovë (RSSSK).
ATSH
/Shqiptarja.com