/ATSH/.- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u emërua zëdhënës i qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e nëntë të qeverisë të zhvilluar të mërkurën, e ka njohur kabinetin qeveritar për vendimin e tij për emërimin e ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediat dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës", thuhet në një komunikatë për media të qeevrisë së Kosovës./KosovaPress/