Kosovë, arrestohet gazetari dhe
deputeti i NISMA, Milaim Zeka

Kosovë, arrestohet gazetari dhe<br />deputeti i NISMA, Milaim Zeka<br>
PRISHTINE - Gazetari dhe deputeti i NISMA, Milaim Zeka është arrestuar pas një urdhëri të Prokurorisë. Zeka akuzohet se ka mashtruar disa qytetarëve duke premtuar punësim në Gjermani. Pritet të shprehet gjykata e Prishtinës brenda 48 orëve, nëse Zeka do mbahet në qeli apo do lirohet. 

Mediat e Kosovës raportojnë se Milaim Zeka ndodhet në paraburgim në Prishtinë. Njësia për krime ekonomike e cila ka kryer hetimet për mashtrimin me viza të 920 qytetarëve, dorëzoi lëndën në prokurori në bazë të cilës u arrestua Zeka.

Para Milaim Zekës u arrestua i akuzuari tjetër Ilir Krasniqi, të cilët dyshohen se kanë mashtruar qytetarët e Kosovës për punësim në Gjermani nëpërmjet një agjencie punësimesh, transmetojnë mediat kosovare. Ky arrestim vjen disa ditë pasi portali “Insajderi” publikoi investigimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Krasniqi.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…