Kosovë/ Arrestohet ministri i Albin Kurtit! Fikrim Damka dhe djali i tij akuzohen se sulmuan 2 persona ditën e zgjedhjeve

Kosovë/ Arrestohet ministri i Albin Kurtit! Fikrim Damka dhe djali i tij akuzohen se sulmuan 2 persona ditën e zgjedhjeve

Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme (9 shkurt), ku dhe u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Të dy dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit Fikrim Damka dhe Fuat Damka dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyqi

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë për Kohën se Damka ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore, si dhe një tjetër person nga kjo parti.

"Sulm dhe kanosje ndaj saj dhe ndaj një personi të dytë, nga e njëjta parti me zonjën. Janë dy persona të ndaluar", ka thënë ai.

Prokurori, Petrit Kryeziu deklaroi ngjarja nuk lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, pasi tensionet mes dy partive turke kanë qenë të mëparshme.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)