/ATSH/.- Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë filloi sot greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie ndaj mospërmbushjes së kontratës kolektive nga ana e qeverisë së Kosovës.
Sipas SBASHK-ut për të parë nga afër se si po rrjedh greva nëpër komunat e Kosovës dhe për të bashkëbiseduar me arsimtarët grevistë, Këshilli Grevist Qendror gjatë së enjtes do të vizitojë disa nga shkollat fillore dhe të mesme.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në orën 8:00 ka qëndruar në shkollën fillore "Selman Riza" në Fushë Kosovë, ndërsa më vonë në shkollën fillore "Nazim Gafurri" në Prishtinë.
Jasharaj tha se "sipas raporteve të para që i kanë mund të thuhet që greva është pothuajse duke u mbajtur qind për qind në të gjitha shkollat, duke shtuar se edhe ato shkolla, të cilat në grevën e kaluar nuk kanë qenë aktive sot i janë bashkangjitur kësaj të fundit.
"Pasdite do të kemi raportin e plotë dhe unë besoj se të gjitha shkollat e arsimit para universitar do të jenë në grevë , aq më tepër sot jemi edhe më të fortë sepse nga ora dhjetë deri në ora 12 po fillon me grevën edhe Universiteti dhe duke parë këtë situatë uroj që qeveria më në fund të kuptojë se e kemi shumë seriozisht", tha Jasharaj.
Sipas tij, kjo nuk është kërkesë e madhe ndaj qeverisë, është kërkesë normale që mësuesit të jenë të barabartë me të tjerët .
Kryetari i sindikatës së shkollës "Nazim Gafurri", Arif Abazi, tha se në këtë shkollë të gjithë mësuesit i janë bashkuar grevës dhe se do ta përkrahin deri në realizimin e kërkesave.
"Ne sot jemi në grevë, grevës i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit në ndërrimin e paradites, po ashtu në takimin e djeshëm jemi dakorduar edhe kemi një marrëveshje që edhe ata të pasdites duhet të mbajnë grevë, kështu që ne jemi të gjithë në grevë.Edhe javën e kaluar kemi mbajtur grevë një orëshe sipas planifikimeve të SBASHK-ut", pohoi Abazi.
Greva e mësuesve në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar është mbajtur edhe më 14 janar të këtij muaji, për shkak të mos plotësimit të kërkesave të arsimtarëve nga Ministria e Arsimit dhe qeveria e Kosovës./KosovaPress/
/Shqiptarja.com