Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit në Kosovë, ku një 29-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Sipas mediave vendase, autori i dyshuar i vrasjes është është babai i viktimës, i cili është një emër i njohur për Policinë e Kosovës.
Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se autori i dyshuar është vënë në kërkim nga autoritetet.
I riu ka humbur jetë menjëherë pas të shtënave në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.








Komente
Komento