Këta janë Nafije dhe Egzon Bogujevci,  motër e vëlla, që sot humbën jetën tragjikisht për motive ende të panjohura në Livoq të Gjilanit. Ata dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, një biznesmen i njohur i zonës. Ata raportohet se ishin rreth të tridhjetave dhe jetonin në një fshat të Gjilanit në lindje të Kosovës. Hoxha Bashkim Bajrami i ka përshkruar ata si besimtarë që faleshin rregullisht.

“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt. Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit. Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet. Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar hoxha i njohur nga Gjilani.”, ka thënë Bajrami.

Ende mbeten mister arsyet që çuan Ramushin drejt aktit ekstrem të vrasjes së Nafijes, e cila 6 vjet më parë ishte bërë nënë e një djali. 


Lajmi kryesor:

Misteri i vrasjes së dyfishtë në Gjilan, 30-vjeçari vret gruan dhe kunatin, plagos një tjetër dhe më pas dorëzohet në polici (EMRAT + FOTO)