PRISHTINË - Përfaqësues nga Banka Botërore (BB) në Kosovë, vlerësojnë se rritja prej 2.5% - 3% është pozitive, por e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Kjo është bërë e ditur gjatë prezantimit të raportit gjashtë mujorë të Bankës Botërore mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore.
Ky raport nxjerr në pah edhe shpenzimet publike të qeverisë që kishin performancë të dobët, ndërsa për këtë vit përfaqësuesit e BB-së kërkojnë që të ketë shkurtime të shpenzimeve me qëllim të ruajtjes së rregullit fiskal prej 2 % defiçit.
Eksperti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, gjatë prezantimit të këtij raporti tha se "vitin e kaluar performanca ka qenë e dobët, për herë të parë ka ndodh që ATK ka grumbulluar më pak të ardhura vitin e kaluar se sa vitin paraparak".
Sipas BB-së, të ardhurat e mbledhura rezultojnë të jenë 9.6 përqind më të ulëta se planifikimi.
"Për këtë vit fiskal edhe vitet e ardhshme qeveria duhet të ndërmarrë reforma për një konsolidim urgjent fiskal, si dhe reformë strukturore në shumë fusha si në sektorë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me arsimin, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e punësimit.
Demukaj prezantoi të dhënat për rënien e investimeve të huaja direkte. Sipas vlerësimet të BB-së vitin e kaluar investimet e huaja kanë pësuar rënie prej 3.3 %.
Bazuar në të dhënat e raportit të BB-së, del se defiçiti i llogarisë rrjedhëse është përkeqësuar pak për shkak të rritjes kryesisht më të madhe importeve. Po ashtu borxhi publik në Kosovë ende është i vogël mirëpo është me një rritje të shpejtë do të thotë si përqindje e GDP-së, pothuajse çdo vit për 2 %. Ndërsa sa i përket sektorit financiar mbetet i qëndrueshëm ka rritje të kredive pak më të madhe se vitin e kaluar në krahasim me vitin paraprak,4.2 % krahasuar me 2.6 %. Eksportet e mallrave janë rritur për 9.9 % ,importet për 3.9 %./ATSH/
/Shqiptarja.com