PRISHTINË - Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave diskutoi sot për kriteret e mbetura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, duke shprehur vlerësimin e tij dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve të përcaktuara me udhërrëfyes kërkoi që kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave të adresohen shpejt.
"Progresi të cilin e kemi arritur së bashku qoftë në miratimin e kornizës ligjore dhe strategjike, pastaj në konsolidimin e mekanizmave institucionalë dhe rezultatet e prekshme të arritura në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit, është reflektuar në raportin e Komisionit Evropian të publikuar në korrik të vitit të kaluar", tha ai.
" Sidoqoftë jemi të vetëdijshëm se kanë mbetur edhe disa kritere/rekomandime, të cilat duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në javët dhe muajt e ardhshëm", shtoi ministri Çollaku.
Ai bëri të ditur se "qeveria e Republikës së Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura".
"Ky raport do t'i dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojmë se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parashikuara me dokumente strategjike", theksoi ministri./ATSH/
/Shqiptarja.com