/ATSH/.-Drejtuesit e inistitucioneve më të larta kosovare urojnë me rastin e pranimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).
"Alley-oop për Kosovën! Urime anëtarësimin në FIBA", shprehet Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
"Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës. Është mundësia që e kanë merituar gjithmonë basketbollistët e talentuar kosovarë.
Qeveria të cilën unë e drejtoj, do ta ndihmojë zhvillimin e basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Që sportistët tanë të ndjehen krenarë me vendin e tyre dhe me sukseset e tyre ta lartësojnë atdheun tone", thekson kryeministri Isa Mustafa.
"Një lajm fantastik për Kosovën.Trepikësh spektakular! Kosova u anëtarësua në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA. Kjo arritje është fryt i përpjekjeve të brezave të shumtë të kosovarëve të të gjitha fushave. I përgëzoj FBK-në, të gjithë basketbollistët dhe sportdashësit për këtë sukses të madh i cili do të fuqizojë edhe më tej afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare", shprehet zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaci.
Këto urime janë bërë në rrjetin social 'Facebook', ndërsa në deklaratën e dërguar ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vlerëson se, "pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, pranimi i FBK-së në FIBA shënon pranimin më të rëndësishëm që ka ndodhur në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit në vendin tonë"
/Shqiptarja.com