KOSOVË- Një 62-vjeçare në Kçiq të Madh të Mitrovicës është gjetur e vdekur në një pus. Sipas mediave kosovare, ngjarja është raportuar nga familjaret e viktimës dje rreth orës 12:00.
Në vend të ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Sipas policëve ngjarja është konstatuar si e dyshimtë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Komento