/ATSH/.- Fëmijë të shumtë nga Prishtina morën pjesë sot në aktivitetin kulturor të organizuar nga Qendra Kulturore në kryeqytet.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Prishtinës, Teuta Musa, tha se përveç aktiviteteve të rregullta që organizon kjo qendër, për nder të pavarësisë u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore.
"Qendra Kulturore e Prishtinës ka organizuar koncert me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kryesisht u prezantuan kori, solistët, instrumentistët, valltarët, ambasadorët e rinj me një urim për pavarësinë, si dhe kemi të ftuar edhe klubin e baletit "Mjellma", korin "Xixëllonjat", si dhe shkollën për kitarë "Vihuela". Ne si institucion i fëmijëve jemi përkujdesur që kjo datë të festohet me aktivitete të shumta kulturore dhe me kënaqësi mund të them se fëmijët janë shumë të talentuar dhe kanë përgatitur një program shumë të pasur", tha Musa.
Musa u shpreh se aktivitetet që po mbahen në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë nuk janë të vetmet, që janë organizuar për nder të kësaj feste.
Sipas saj, festimi i përvjetorit të shtatë të pavarësisë ka filluar dje me një ndeshje të ping-pongut dhe aktivitetet do të vazhdojnë gjatë tërë ditës së sotme./KosovaPress/
/Shqiptarja.com