/ATSH/- Filmi "Shok" i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, një bashkëprodhim Kosovë-Angli ka nisur sot xhirimet.
Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, të ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.
Xhirimet e filmit fillojnë sot, më 12 nëntor dhe do të zgjasin 5 ditë me vendndodhje të ndryshme kryesisht në Mitrovicë. Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson. /b.j/
/Shqiptarja.com