Kosovë, Gabriel Escobar viziton Manastirin e Deçanit: Po punojmë fort për një marrëveshje historike

Kosovë, Gabriel Escobar viziton Manastirin e Deçanit: Po punojmë fort për një marrëveshje historike

Gabriel Escobar në Manastirin e Deçanit

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e urdhëroi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri. Më herët Escobari e përshëndeti këtë vendim të qeverisë Kurti.

Në vizitën e tij në Manastirin e Deçanit, Escobar shoqërohej nga ambasadori Jeffrey Hovenier, ai sot ka shkuar në Manastir të Deçanit.

Më vonë rreth orës 15:30, Escobar do takohet me kryeministrin Kurti ku do të diskutojnë për çështjen e dinarit serb. 

Kurti e quajti “të dëmshëm”, por “të domosdoshëm”, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, vendimin për kalimin e 24 hektarëve tokë në manastirin e Deçanit.

Gjatë ditës së djeshme, Eskobar u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku u vu theksi në zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit. Escobar u takua edhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.

Më pas emisari i SHBA, foli nga Peja duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me dinarin serb dhe qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar historitë nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto histori dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që është duke vuajtur.

Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”, tha Escobar.

Për serbët në Kosovë, Escobar tha se për ta është përgjegjës edhe qeveria Kurti.

“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë.

Dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, nënvizoi Escobar.

Emisari sheh vizionin për një normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Ndërkohë, në terma afatgjatë, ne duhet të punojmë fort për të zbatuar marrëveshjen historike për normalizim që e arritëm në mars të vitit të kaluar.

Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë, por ndërkohë mendoj që të gjithë njerëzit e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen amerikane, përfshirë shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë që jetojnë në këtë vend. Shpresoj që e ndiejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Vizita në Kosovë, Escobar takohet me Albin Kurtin

1710434148_escobar.jpg

Gjatë vizitës në Kosovë i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi ka qenë i mbyllur për mediat dhe deri më tani nuk ka detaje mbi diskutimet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë