Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK

Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Kosovë

Prishtinë- Pas 5 ditëve të para të fushatës elektorale në Kosovë, Komisioni për ankesa në KQZ gjobiti 3 partitë e mëdha për shkak të gjuhës së përdorur në takimet elektorale. 

Nga krahasimet me Hitlerin, metaforat denigruese dhe gjuha e urrejtjes, fjalët e përdorura në ditët e para të fushatës në Kosovë kanë çuar në gjobitjen e tre partive të mëdha të vendit për shkak të shkeljes së kodit të mirësjelljes. 

Gjoba më e madhe është vendosur ndaj LDK, 20 mijë euro për shkak se në një video të shpërndarë në rrjetet sociale krahasonte Albin Kuritn me Adolf Hitlerin, 12 mijë euro është gjobitur AAK dhe me 3mijë euro LVV. 

Komisioni për Ankesa në KQZ e Kosovës tha në një deklaratë se LDK dhe AAK kanë nxitur urrejtje me videon e shpërndarë për Kurtin, ndërsa ky ka përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK në një fjalim në Pejë. 

Gjobat e marra të partive duhet të paguhen nga partitë brenda 15 ditësh. Dje u njoftua masa ndaj LDK, kurse sot (17 Janar) konfirmohen edhe gjobitjet e dy partive të tjera kosovare.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 19/01/2025 09:07

    KQZ apo KQS (komiteti qendror i serbise) vazhdon te deshmon se eshte nen kthetrat e mishtetit serb, keshtu na denonte edhe ateher kur nje shqiptar shkruante parollene kosova Républike 15 vite burg kurse kur nje serb apo proserb vriste nje shqiptar dekorohej ne pozitat shtetrore, allbin kurrci "denohet" 3000 euro Ku shifet qarte duke fyer e njollosur me shum se gjysmen e shqiptareve kurse LDK 20.000 euro se krahason fjalimin e kurrcit me hitlerin dhe KQS-ja e tbirit te ish supovcit te serbise ndane drjtesi! Kjo eshte ftyra e vertet e qenefit te quajtur VV-c Ku shqiptaret duhet te zgjohen dhe ta denojne me vote kete klike para se te behet vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur

Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur