Kosovë - Kjo javë pritet të jetë vendimtare për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të qartësojë dilemën për zgjedhjen e presidentit pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Indeksonline vendimi në Kushtetuese është drejt fundit dhe se pritet që t’i jepet një afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit.
Burimet e Indeksonlinet bëjnë të ditur se vendimi mund të merret maksimumi deri nesër dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të qeverisë.
Komente












