Gjykata e lartë urdhëron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë të regjistrojë partinë Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Vendimi i jep formë përfundimtare procedurave të kësaj partie në Kosovë, e cila u ndalua nga Vetvendosje të regjistrohej në procesin zgjedhor me kandidatët e saj.
Ambasadat e vendeve perëndimore e cilësuan lëvizjen e Vetvendosjes si një veprim politik, I cili tashmë hidhet poshtë edhe nga gjykata e lartë.
Shtetet e Bashkuara, që e kishin kritikuar vendimin e mëparshëm kundër certifikimit të Listës Serbe si të motivuar politikisht, shprehën kënaqësinë që "të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe institucionet kosovare kanë përmbushur rolet e tyre të cilat janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse".