Gjykata Supreme urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë të regjistrojë partinë Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Vendimi i jep formë përfundimtare procedurave të kësaj partie në Kosovë, e cila u ndalua nga Vetëvendosje të regjistrohej në procesin zgjedhor me kandidatët e saj.
Zyra e Apelimit në KQZ, pas vendimit të marrë në mbledhjen e parë ku ky subjekt u ndalua, e hodhi poshtë vendimin e anëtarëve që nuk pranuan regjistrimin e kandidatëve të listës në zgjedhjet parlamentare.
Më pas, LVV dërgoi në Gjykatën Supreme një ankim ku kërkonte që vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të qëndronte në fuqi, por kjo e ka rrëzuar kërkesën e partisë së Albin Kurtit.
Anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ votuan kundër regjistrimit të Listës Serbe në zgjedhje me argumentin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ambasadat e vendeve perëndimore e cilësuan lëvizjen e Vetëvendosjes si një veprim politik, i cili tashmë hidhet poshtë edhe nga Gjykata Supreme.