DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e BE për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani, gjatë 2025 parashikohet kufizimi i përdorimit të mjeteve në disa ditë të javës, ndërsa synohet që deri në 2030, 10% e mjeteve në qarkullim të jenë elektrike. 

Përmes një dokumenti prej afro 360 faqesh të hedhur për konsultim publik në fund të vitit të shkuar, qeveria ka tashmë gati Planin Kombëtar për Energjinë e Klimën, që synon të afrojë Shqipërinë me politikat e Bashkimit Evropian. 

Sipas këtij plani, synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime. 

Drafti nuk sqaron me detaje sesi do të jetë formula e kufizimit të përdorimit të makinave, por thotë se “përdorimi i tyre do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”. 

Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

Sipas tij, parashikohet që deri në 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.

Plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të qytetarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

 

(Kliko këu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 05/01/2025 15:29

    Studim nga Leonidha Çobo i famshem i Bankers, qe ka nje biznes per karikimin e mjeteve elektrike.

    Përgjigju
    • Tetra: 05/01/2025 15:49

      Pra qenka dora e Blendi Gonxhes mbas ketij studimi.

  • kiraskiras: 05/01/2025 14:18

    Po duhet të ketë transport publik për të gjithë që pastaj të kufizohet lëvizjen lux për individët!! Ku është dëgjuar kjo?! Me se do të shkojnë njerëzit në punë?!

    Përgjigju
  • Kuriozi: 05/01/2025 12:56

    Kurse per axhenden 2020 - 2030 per ngrohjen globale. ?!?! Qeveria e shokut te gjate ka vendosur : Te shtunën e ka gruaja .... Te dielen e ka burri .... E Kam fjalen per pastrimin e lagjes SI dikur para 1990 , por pa MUZIKE SE krijon ndotje akustike. Ah mjere ne, ah mjere ne.

    Përgjigju
    • lia: 06/01/2025 16:11

      Po ngrohja globale eshte vendosur nga forumi ekonomik botror nga klaus ,vaksinat nga billi dhe obsh makinat te na i heqi edi po vete pse udheteon gjithe kohes me avion po ajo qe bejne keta seshte ndotje ne felliqsirat prishim ambientin ndosim klimen keta jo jane esnafe a mjer ky milet qe voton keto si dele dhe pastaj te na i heqin te tera kur do zini mend o njerez franca digjet per dy vjet rritje pensioni ne hic shohim dardhat e kumbullat qe hane keta . a me fal prap fajet i ka saliu se na e nxiu faqen me non graten pika .

  • Lora: 05/01/2025 12:32

    Jo. Plani nuk synon kufizimin e makinave por biznesin e karkiikimit elektrik qe duket se ka sponsorizuar Ramen dhe do marri eksluzivitetin “strategjik”

    Përgjigju
  • Gjergji: 05/01/2025 11:55

    eshte me e lehte te vendoset parkimi paralel ne te dy unazat

    Përgjigju
  • Real: 05/01/2025 11:02

    Mbas 65 mije konsultimeve me pjesemarrjen e 12 milion shqipetareve u vendos, kanabis per te tere, mbyllja e tik tokut dhe largimi i makinave. Nese rruget jane plot me betoniere, nuk ka asnje hapesire te gjelber, me furgona furnizimi pa orar,me hinka si hyrja e tiranes, me mbikalime pa kuptim si te pallati me shigjeta faji nuk eshte i qeverise por i atyre qe hane dardha. Beje me referendum po ta mbajti o delirant.

    Përgjigju
    • Soni: 06/01/2025 09:39

      1 koment = me 100 studime.

  • Sefer Daja: 05/01/2025 09:49

    Traplliku i rradhës nga një pushtet qëndror dhe lokal i PA-AFTË!!! Kur nuk bëjn dot zgjidhje gjith përfshirëse, bëjnë zgjidhje përjashtuese!!! Pra, dhe rrugët e qyteteve, i vihen në dispozicion më të pasurve, atyre që kan nga 3-4 makina( me targa të ndryshme), ndërsa ne që makinat i përdorim nga halli, të paguajmë taksa të larta, e të përdorim transportin që na cakton me detyrim qeveria!!!

    Përgjigju
  • tani: 05/01/2025 05:22

    NUK ZGJIDHET TRAFIKU ME KETO MASA,,,ME EC ,,, ME DITE,,,,TRAFIKU DHE NDOTJA SIDOMOS NE TIRANE,,,,ZGJIDHET ME MOS NDERTIMIN E PALLATEVE BRENDA UNAZES,,,,,,KJO DO ULI NUMRIN E BANOREVE BRENDA UNAZES,,,E SI RRJEDHIM DHE ULJEN E TRAFIKUT DHE NDOTJES,, DHE NDERTIMI I TUNELEVE NENTOKESOR,,,SI I KA BOTA, ,E NIS PSH DIKU TEK SPITALI DHE E NCJERR NE LAPRAKE,,E NIS TEK TRENI DHE E NXJERR NE SAUK,,,,KESHTU LARGOHET TRAFIKU..PO ASHTU MUND TE NDERTOHEN DHE TRE KATER LINJA TRAMVAJI...DHE JA KU E REDUKTOVE DHE PUNEN E AUTOBUZAVE....OSE MUND TE BESH DHE METRO...KETO JANE ZGJIDHJE...

    Përgjigju
  • Iris: 05/01/2025 03:13

    Ky ishte rezultati i tere atyre artikujve per trafikun e renduar qe u publikuan keto jave?! Ky perdorimi makinave /sipas dites se javes e sipas targes/ me duket pak i cuditshem,te themi me e pakta!Ku shkuan te Dielat pa makina?!

    Përgjigju
  • Shkoder: 05/01/2025 01:33

    Ne fillim te ndalohen avionet per qeveritaret e pastaj makinat per qytetaret. Kur thuhet per kosultim public dmth vec populli smear pjese.

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/01/2025 00:26

    Kjo eshte ajo cfare ndodh kur vjedh aq shume sa fillon e mendon si zvicerian. Mireqenia e zarave te mbretit ka shkuar aq lart sa e kane humbur prej kohesh sensin me realitetin. Kujton se jemi ne hollande.

    Përgjigju
  • tironci: 04/01/2025 21:50

    Po skeni faj jo qe e beni me targa, metro kemi , tranvaj kemi , urbanin e kemi super pse duhet ti hypim makinave ne ,, ahh ju jeni dhi e zgjebosur te marume krejt

    Përgjigju
  • Oda: 04/01/2025 21:14

    Sa kushton nje makine elektrike??? Kesti per kredi makine( se vete pak veta kane mundesi ta blejne),mund te shkoje me shume se paga mesatare. Pse kemi ne nivel ekonomik te kemi standarte shpenzimesh si EU kur pagat nuk i kemi si atje???? Cfare jane keto absurditete? Nga vijne dhe pse?

    Përgjigju
  • Tesla: 04/01/2025 20:10

    Se mos jane Tesla makinat elektrike tani qe fitoi Musk, hahahahaahah. Keto shesin dhe shpirtin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit