Një ngjarje e rëndë është shëuar në Kosovë ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në Malishevë pas plagosjes me armë zjarri.
Sipas mediave në Kosova, gruaja e plagosur ishte shtatzënë në javën e 34-t. Ajo u transportua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një burrë, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, identitetin e personit apo personave të dyshuar dhe motivin e të shtënave.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.










Komente
Komento