Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, në Paris, është pritur dhe ka zhvilluar një takim të gjatë dhe shumë përmbajtësor me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Franceze Bernard Cazeneuve.
Sipas njoftimit për shtyp të MPB-së, në takim me ministrin francez, Hyseni foli gjerësisht për gjendjen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për aspektet e tjera të përgjithshme duke u ndalur në veçanti tek bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në fushën e luftimit të krimit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Po ashtu në mënyrë të veçantë dy ministrat biseduan dhe trajtuan çështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës, drejt vendeve të zonës Schengen e veçanërisht drejt Republikës së Francës. Ministri francez Cazeneuve theksoi me këtë rast se numri i migrantëve ilegalë nga Kosova janë shqetësim i madh për vendet e BE-së dhe Francën duke bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë problem, që është një nga kushtet për liberalizim vizash. Edhe në këtë takim u theksua se Kosova është vend i sigurt dhe mundësitë për të fituar azil nga kosovarët janë të pamundshme.
Ministri Hyseni theksoi dhe kërkoi nga ministri i Brendshëm francez që të përkrahet liberalizimi i vizave për Kosovën duke nënvizuar se është e padrejtë që Kosova të mbahet si vendi i vetëm i izoluar nga e drejta për lëvizje të lirë në zonën Schengen nga Europa Juglindore. Pikë tjetër e diskutimit në takimin e dy ministrave ishte terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Dy ministrat u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në këtë fushë duke theksuar edhe nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar për tu përballur me këto fenomen.
Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor ishte po ashtu në fokus të bisedës midis dy ministrave. Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Në këtë takim që u zhvillua me atmosferë mirëkuptimi dhe miqësore, u trajtuan edhe një varg çështjesh me interes të ndërsjellë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Kosovë-Francë. Sot Ministri Hyseni po ashtu u prit në senatin francez nga senatori Dominique de LEGGE, kryesues i grupit të miqësisë "Francë-Ballkan Perëndimor", me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe shumë miqësore për rrjedhat e veçanta dhe gjendjen në Kosovë, në veçanti për zhvillimet në Ballkan në përgjithësi./atsh/
/Shqiptarja.com