Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë në këtë situatë sepse politikanët e Kosovës duhet të mësojnë artin e koncensionit.

"Ka shumë çështje të rëndësishme në fushën e legjislacionit, përfshirë edhe financat të cilat po presin, prandaj jemi vonuar apo jemi me ritmin e ulët për krijimin e institucioneve të Kosovës. Është koha që të përfundojnë të gjitha marifetet politike. Nëse thirren njerëzit të dalin në rrugë- është një marifet politik, po ashtu refuzimi për të thirrur seancë pa marrëveshje është marifet politik", theksoi Jacobson gjatë një debati të organizuar nga Levizja Fol.

Ambasadorja amerikane shtoi se nuk e di se si do të dilet nga kjo situatë pa komunikuar. Ajo u bëri thirrje kryetarëve të partive, që të pranojnë ftesën e presidentes dhe të komunikojnë, të japin të gjithë nga pak dhe të gjejnë një zgjidhje.

ATSH