Kosovë - Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë edhe këtë të enjte nën moton “Jo në emrin tim”.

Edhe në ditën e nëntë të protetës ata kërkuan drejtësi për për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Me flamuj kombëtar dhe të të UÇK-së qytetarët brohoritën njëzëri ‘marre’ ndaj rendit të ditës që pritet të ketë nesër Kryesia e Kuvendit - ku nuk përfshihet asgjë për vendimin e Gjykatës Speciale

Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestave, ka bërë thirrje që deri më 1 tetor kur pritet të mbahet marshi i madh i paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, protestuesit të mblidhen çdo natë.

Gjatë kësaj proteste u mbajt edhe një minutë heshtje për Afrim Bunjakun, rreshterin që u vra tre vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë.

Më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg për krime lufte.