Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 15 nëntor, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Ky është afati që Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në vendimin e publikuar të mërkurën.

Sipas Gjykatës, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse deputetët nuk arrijnë marrëveshje brenda kësaj kohe, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Kushtetuta parashikon që zgjedhjet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit. Nëse ai shpërndahet më 6 tetor, afati për mbajtjen e tyre përfundon më 20 nëntor. Meqë zgjedhjet në Kosovë zakonisht zhvillohen të dielave, 15 nëntori është një datë e mundshme


Lajmi kryesor:

Kriza politike/ Kushtetuesja e Kosovës rrëzon PDK-në: Votimi i Qeverisë i rregullt! Presidenti duhet të zgjidhet deri në 6 tetor