/ATSH/.-Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) deklaroi sot se nuk është ajo që përcakton çmimet e energjisë elektrike.
KEDS në një njoftim për shtyp Duke reaguar pas protestave të qytetarëve të zhvilluara sot përpara zyrave kryesore të KEDS-it, bën të ditur se " disa herë kemi treguar që KEDS është kompani private që vepron në sektor të rregulluar publik. Çmimet, tarifat dhe struktura tarifore në Republikën e Kosovës përcaktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. KEDS deri më 1 janar 2015 ka qenë në të njëjtën kohë shpërndarësi dhe furnizuesi i vetëm publik me energji elektrike në Republikën e Kosovës". Nga data 1 janar 2015, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, është bërë ndarja e shpërndarjes dhe furnizimit, ndërkohë që pronarët e KEDS kanë themeluar kompaninë KESCO, pronarë të së cilës janë përsëri kompanitë Çalik dhe Limak. Nga tani e tutje, KEDS do të ofrojë shërbime të shpërndarjes, ndërsa KESCO do të ofrojë shërbime të furnizimit me energji elektrike. Për më shumë, një proces i tillë i shthurjes ka qenë kërkesë ligjore, të cilën KEDS është dashur ta plotësojë.
"Struktura aktuale tarifore, që përcakton edhe kohën kur aplikohet tarifa e lirë dhe e shtrenjtë e energjisë elektrike, është e përcaktuar para ardhjes së KEDS dhe prapë është në kompetencë të ZRrE. KEDS nuk ka bërë ndryshimin e strukturës tarifore dhe nuk është në kompetencë të KEDS të bëjë një gjë të tillë prandaj edhe ndryshimet nuk mund të bëhen nga KEDS", thuhet në njoftim.
KEDS bën të ditur se "në lidhje me shqetësimet rreth draft ligjit të ri dhe përcaktimit të tarifave. KESCO është furnizues publik me energji elektrike dhe se ligji i ri parashikon që është në kompetencë të ZRrE të përcaktojë çmimet për furnizuesin publik. Në rast të themelimit të operatorëve të rinj privat të furnizimit, KESCO do të vazhdojë të ketë çmimin e përcaktuar të energjisë elektrike nga ZRrE deri sa operatorët e rinj mund të aplikojnë çmime të tjera"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com