/ATSH/.- Prokuroria e Kosovës ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe pastrimit të parave. Mirëpo, numri i vogël i prokurorëve ka ndikuar në punën dhe efikasitetin e prokurorive të të gjitha niveleve në Kosovë.
Kështu u tha në konferencën vjetore të Prokurorëve të Shtetit, ku u vlerësua se se luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet i parë për gjithë prokurorët.
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha tha se "organi hetimor i Kosovës ka kaluar nëpër shumë sfida dhe procese që nga themelimi i tij në vitin 1999?.
Sipas tij, organi hetimor në Kosovë është ballafaquar me mungesë të numrit të prokurorëve dhe personel mbështetës që nga themelimi i tij.
"Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ky organi hetimor ka funksionuar përafërsisht me 50 për qind të kapaciteteve të tij. Mungesa e numrit të nevojshëm të prokurorëve pothuajse në të gjitha nivelet e prokurorive në Kosovë ka ndikuar në kualitetin dhe efikasitetin e tij", tha Hoxha.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u shpreh se "në mandatin e tij të parë si Ministër i Drejtësisë, ka pasur tri objektiva. E para të bëjnë ligje të mira që garantojnë efikasitet të Prokurorisë në Kosovë, pastaj investimi në kapacitetet njerëzore dhe qasja në infrastrukturë. Ky është mandati im i dytë dhe besoj që këtë mandat do ta rrisim besimin në drejtësi. Unë jam shumë i bindur që besimi në drejtësi nuk do të ritet pa punë pa angazhim pa ju që jeni këtu në këtë sallë. Prokurorët e Kosovës kanë fuqinë e plotë të ligjit që të jenë të pavarur, të paanshëm dhe efikas. Prokurorët në Kosovë e kanë fuqinë e plotë që gjithë ata që janë në kundërshtim me ligin, me fuqinë e ligjit t'i ndëshkojnë. Po ashtu e kanë detyrimin e plotë që ata që janë brenda ligjit t'i mbrojnë me ligj", tha Kuçi.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci ka shprehur përkushtimin e plotë që të bashkëpunojnë me Këshillin Prokurorial, pasi vetëm me një bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve mes dy këshillave mund të zbatojnë ligjin.
Zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Jennifer Bachus, tha se "luftimi i korrupsionit është prioritet në ambasadën e tyre, por edhe në Bashkimin Evropian dhe qeverisë së Kosovës". Ajo tha se përpjekjet e prokurorëve duhet të jenë lufta në mënyrë energjike dhe të ndihmoni në luftimin e fenomeneve negative në shoqëri.
Kryeprokurorja e EULEX-it Jaroslava Novotna theksoi se "misioni i BE-së nuk e ka pasur për qëllim që t'i zëvendësojë prokurorët vendas, por që t'i ndihmojë dhe t'i ndajë njohuritë me ta në krijimin e shtetit ligjor në fushën e të drejtës penale në Kosovë"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com