Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajti sot ceremoni ushtarake për nder të komandantit të KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës. Në aktivitetin festiv ishin rreshtuar Togu Ceremonial i FSK-së, Kuadratet e Njësive të FSK-së, si dhe Trupa muzikore e FSK-së.
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, tha se "gjeneral major Salvatore Farina ishte një komandant i vërtetë dhe koleg i respektuar dhe profesional si dhe përfaqësues shembullor i Forcave të Armatosura Italiane. Ai tha se gjeneral Farina me punën e tij të devotshme dhe me përkushtim të plotë ka treguar që është një mik i vërtet dhe i sinqertë i Kosovës dhe popullit të saj".
Ministri Çeku çmoi lartë punën e gjeneralit italian. "Si komandant i KFOR-it, bashkëpunimi i juaj ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme edhe në implementimin e suksesshëm të një numri të projekteve dhe iniciativave të Kosovës", u shpreh ai.
Po ashtu, Çeku falënderoi të gjitha shtetet që kanë kontribuar me dërgimin e trupave të tyre në misionin e KFOR-it. "Së bashku kemi bërë hapa të mëdhenj për ta fuqizuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Përpjekjet tona kanë bërë që Kosova të zhvillohet drejtë qëllimit të saj të integrimeve Euro-Atlantike", tha ai.
Ministri Çeku, në emër të Ministrisë dhe FSK-së i ndau gjeneral major Salvatore Farina, medaljen "Shërbim i Shquar", me motivacion: "Për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë shërbimit si komandant i KFOR-it në Prishtinë. Vizioni strategjik, lidershipi dhe përkushtimi i tij ishin thelbësor në ndihmën e ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të saja".
Gjeneral major Salvatore Farina, komandant i KFOR-it, pasi pranoi medaljen "Shërbim i Shquar" tha që kishte pak emocione, por me një kënaqësi të veçantë e merrte këtë shpërblim. "Unë do të doja të falënderoj për konsideratën tuaj. Ky nuk është vetëm një shpërblim për mua, por kjo mirënjohje është për punën e madhe të bashkëpunimit me KFOR-in, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NLAT), MFSK-së dhe ushtarët e FSK-së", citohet ai në komunikatën e Ministrisë kosovare.
Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së, Bashkim Smaka, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese, gjeneralë dhe oficerë të KFOR-it, atashe ushtarakë, oficerë dhe zyrtarë të lartë të MFSK dhe FSK/ATSH/
/Shqiptarja.com