PRISHTINË, 27 Janar /ATSH/.- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ndalua sot në mesditë nga policia, u la lirë.
Sipas KosovaPress, Ahmeti u ndalua gjatë protestës së opozitës të organizuar sot nga opozita për shkarkimin e ministrit serb Jabllanoviç dhe për ndërmarrjen Trepça.
Ndërsa gazeta "Express" bën të ditur se lajmi është konfirmuar edhe nga vetë drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje. Arrestimi i Ahmeti është bërë ne rrugën "Rexhep Luci"./k.s/