Kosovë/ Krim i rëndë në familje, vëllai i merr jetën vëllait me thikë pas sherrit (EMRI)

Kosovë/ Krim i rëndë në familje, vëllai i merr jetën vëllait me thikë pas sherrit (EMRI)

Foto ilustruese

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka varë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”. Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Policia kosovare ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, raporton “Sinjali”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhuna: 27/10/2024 23:05

    Kosova ka treguar keto 10 vite shenja te nje kombi te dhunshem. Albin Kurti duhet te marrë 200 mesues nga Shqipëria ta edukoje popullin shqiptar ne Kosove ! Pra te behet marveshja teacher for youth , dhe Shqipëria ti dergoje 200 mesues/e , mire do ishte zona Permet Gjirokaster pasi keto Jane mesuesit me te mire ama ska rendesi duhet ta edukojme popullin shqiptar te Kosoves besoj me mesues nga republika e shqiperise , Kosova se fundmi ka treguar shenja te nje populli te dhunuar dhe paikologjikisht te dobet. Edhe tema doktorature , dhuna dhe sistemi paikologjik do ishin me rendesi per tu analizuar per koosven

    Përgjigju
    • Pergjigje: 29/10/2024 16:31

      Deri diku e ke me te drejte se osht rrit dhuna po te thuash qe shqiptaret e Shqipnise te edukojne te Kosoves vec tregon qe je deluzional. Ne Shqipni vrasjet mes aneterave te familjes jane gje e zakonshme tashme. Nese duhet te edukoj dikush, definitivisht Shqipnia mund te mesoj shume nga Kosova. Ngrohtesine dhe njerzillekun e ca vlera qe ende ekzistojne ne Kosove, sado qe kane filluar te zbehen prape Kosova qendron shume me mire se Shqipnia. Vec nje injorant qe nuk ka jetuar ne te dy shtetet mund te flas kshtu duke lexuar tituj lajmesh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë