Kosovë/ Krim i rëndë në Vushtrri, pronari i furrës vret punëtoren dhe më pas veten! I afërmi i viktimës: E qëlloi sepse shkoi të punonte në një vend tjetër

Kosovë/ Krim i rëndë në Vushtrri, pronari i furrës vret punëtoren dhe më pas veten! I afërmi i viktimës: E qëlloi sepse shkoi të punonte në një vend tjetër

Foto ilustruese

Kosovë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër Vushtrrisë në Kosovë, pronari i një furre të bukës ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

58-vjeçari me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje 42-vjeçaren me iniciale N.H., e më pas ka qëlluar edhe veten.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet. Lidhur me rastin, ka zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar shkurt Preteni.


Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka thënë se dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.

“Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune', tha Ajeti. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Mbërrin bashkëshorti i viktimës në Vushtrri, në gjendje të rënduar psikologjike vendos duart në kokë pasi mëson lajmin

1742840505_leonitasd.webp

Një burrë ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri. Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën  bukës, në pronësi të autorit të krimit.

“Viktimat nuk janë mes vete asgjë. Unë jam familjar, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të fshatit dhe viktimën e kam grua të dajës. Kjo ka ndodh, sipas një informate jozyrtare, gjoja pse e ka lëshu vendin e punës që ka qenë duke punu te dorasi dhe ka kaluar te ky tjetri. Është hakmarrë në këtë mënyrë dhe pastaj e ka vrarë edhe veten”, tha ai.

“Ka qenë një grua shembullore dhe lusim Zotin që të jetë viktima e fundit”, tha ai, duke iu referuar viktimës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

Ora 18:36
‘Nuk ka pasur lidhje familjare’/Vrasja në Vushtrri, familjari i viktimës: Mund ta ketë vrarë se ndërroi vendin e punës 

1742837819_lllllsd11.webp

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të hënë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.
Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë."-tha Ajeti për gazetarët.

H.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen