Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti ngre alarmin se sistemi shëndetësor në vend është drejt kolapsit. Kreu i qeverisë tha sot në një konferencë për mediat se Kosova ka në dispozicion vetëm 130 shtretër të lirë.

Shteti ka dispozicion rreth 700 shtretër, ndërkohë që aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale të tjera regjionale, janë të shtrirë 570 shtretër. Në bazë të kësaj llogaritje janë vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19’, tha Hoti i shqetësuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 164 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 237 persona dhe 5 pacientë kanë humbur jetën.