/ATSH/.-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar sot qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Vitit të Ri.
"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo që ndodhen, ju uroj Gëzuar vitin e Ri 2015, me dëshirat më të mira që ky vit të jetë i mbarë për Juve, familjet Tuaja, dhe vendin tonë të dashur, Republikën e Kosovës.
Gëzuar!", është mesazhi i kryeparlamentarit kosovar. Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës vizitoi sot SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë. Nga ky institucion, kryetari Veseli përcolli mesazhe urimi edhe për qytetarët e Kosovës.
Sot, në prag të festës së Vitit të Ri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar edhe nga ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar edhe Shtëpinë e Pleqëve në Prishtinë.












