Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po zhvillon një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe të pranishëm janë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Kryeministri Albin Kurti tha para se të hyjë në takim me Abdixhikun se po shkon atje me “mirëbesim”, për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund krizës në Kosovë.
I pyetur nëse ka ndonjë emër konkret për President, që do ta propozojë në këtë takim, Kurti nuk dha përgjigje për gazetarët.
“Do të takohemi me udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë, përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë pozitive si gjithmonë”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Kriza politike në Kosovë/ Pas mbledhjes së Haxhiut me LVV dhe Aleatët, Albin Kurti takim me Abdixhikun! Të pranishëm edhe Osmani e Haziri








