PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës edhe seancën e sotme plenare e nisi dhe po e zhvillon pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, e cila në zgjedhjet parlamentare 2014 ka marrë 9 nga 10 vendet e deputetëve të komunitstit serb në parlamentin 120 anëtarësh, ndërsa në koalicionin për qeverinë e re tre poste - një zëvendsëkryeministër dhe dy ministra.
Lista serbe nuk merr pjesë as në mbledhjet e qeverisë së Kosovës, prej më shumë se një muaji, që kur kryeministri Isa Mustafa shkarkoi një ministër serb.
"Unë mund t'iu njoftoj se nga sot ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar", deklaronte kryeministri kosovar në 3 shkurt, pas protestave të opozitës "si reagim ndaj deklaratave të ministrit Aleksandar Jabllanoviç", i cili i kishte quajtur "egërsira" protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës së para mëse 16 viteve. Grupe të protestuesëve të dhunshëm kishin gjuajtur me gurë xhamat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës, të cilët ende janë ashtu të thyer dhe nga dje punohet në zëvendësimin e tyre.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një seance plenare në fillim të shkurtit konstatatonte se nga grupi parlamentar i Listës Serbe askush nuk ishte i pranishëm, ndërsa media kosovare theksonte se, "serbët e ngrijnë pjesëmarrjen ne Kuvend e Qeveri" si reagim pas shkarkimit të Jablanoviç nga posti ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç dje ka thënë "përfaqësuesit e Listës Serbe nuk do të hyjnë sërish në institucionet e Kosovës përderisa elemente të marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare në Kosovë të mos respektohen e populli serb të mos merret parasysh".
Siaps medias, Gjuriç tha kështu pas takimit që serbë të Kosovës patën me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, në të cilin ai mori pjesë. Ai ka paralajmëruar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të mbajnë nga një takim mujor me kryeministrin e Serbisë Vuçiç. Më herët, përfaqësuesit e Listës Serbe, të vetëlarguar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë paralajmëruar se vendimin për kthim ose jo do ta marrin pas konsultave në Beograd.
Kryeministri kosovar Isa Mustafa në një konferencë shtypi në 25 shkurt deklaronte se, Lista Serbe bisedat për kthimin në institucionet e Kosovës duhet t'i bëjnë në këto institucione, në Prishtinë. "Sa i përket kthimit të Listës Serbe nuk kemi akoma ndonjë informatë, shpresoj se ata do të kthehen shpejt. Mirëpo, unë mendoj se ata bisedat lidhur me kthimin e tyre duhet t'i bëjnë me ne këtu, sepse ata do të kthehen në këtë qeveri, do të jenë pjesë e kësaj qeverie", është shprehur Mustafa.
"Presim nga përfaqësuesit e komuniteteve, sidomos atij serb që të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të reflektojnë përcaktimin e tyre për këto institucione, si shprehje e përkushtimit për zgjidhjen e problemeve të çdo qytetari, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare e gjinore", theksonte kryeministri Mustafa në 17 shkurt në seancën solemne të Kuvendit në 7 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Sot, Kuvendi i Kosovës sapo nisi një seancë plenare me axhendë deklarimesh jashtë rendit të ditës, pyetjesh parlamentare, shqyrtim të kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2015, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje - subjektit më të madh opozitar, si dhe të dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, para tre ditësh, u bë e ditur se kishte mbërritur nga qeveria Propozimi për ndryshime kushtetuese dhe se, konform dispozitave ligjore dhe kushtetuese, shkresa do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj nuk do jetë sot në axhendën e seancës plenare.
Qeveria, në mbledhjen e javës së kaluar, miratoi Propozimin për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me të cilin, si u tha, po përmbushte obligimet që ka marrë nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar për themelimin e Gjykatës Speciale.
Për vitin 2015 Qeveria e Kosovës ka paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje. Në punimet e kësaj jave, Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.
Komisioni vlerësoi se 10 amendamentet e propozuara nga grupi punues përmbushin nevojat dhe qëllimin e projektligjit, andaj edhe i miratoi ato. Projektligji do të procedohet tutje për lexim të dytë, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com