/ATSH/.- Kuvendi i Kosovës sot në seancë plenare do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike, ku një rol të veçantë gjatë privatizimeve të ardhshme do t'i jepet edhe komunave.
Në ligjin për ndërmarrjet publike, që pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, kombinati më i madh në Kosovë, Trepça, nuk do të jetë pjesë e këtij ligji, por pritet të trajtohet në një ligj të veçantë.
Opozita e ka kundërshtuar këtë duke hedhur dyshime se prapa saj mund të fshihet më shumë se dëshira e pozitës për ta trajtuar Trepçën me një ligj të veçantë, duke dyshuar se kjo mund të jetë si pjesë e marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK dhe Lista Srpska, ku në pikën dy të kësaj marrëveshje thuhet se; do të kenë trajtim të veçantë ndërmarrjet e privatizuara dhe që do të privatizohen në komunat, ku shumicë është minoriteti serb.
Gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se kanë rënë dakord se në bisedimet në Bruksel prioritet do t'i jepet edhe vendosjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe linjës hekurudhore.
Marrëveshja është publikuar nga gazeta "Zëri" në dhjetor të vitit të kaluar dhe është në gjuhën serbe. Marrëveshja është nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Aleksandër Jabllanoviç i cili u shkarkua disa ditë më parë nga kryeministri Mustafa për fyerjen që i bëri nënave gjakovare pas protestave disa ditore.
Gjithashtu edhe njohës të kësaj fushe kanë dyshime të mëdha, pasi ligji aktual mundëson që ndërmarrjet aktuale të hiqen nga administrimi i AKP-së, duke u bazuar ne ligjin numër nr. 04/L-034 të AKP-së ku neni 5 .2 thotë: "Nëse një ligj në fuqi i shpallur nga një autoritet kompetent publik në Kosovë i cakton përgjegjësinë për administrimin e një ndërmarrje apo aseteve të saj një organi tjetër publik, Agjencia nuk do të ketë autoritet mbi këto ndërmarrje duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të atij ligji ose rregullore".
Pra, ky nen mundëson që një ndërmarrje të përfshihet me një ligj tjetër dhe të merret nga administrimi i AKP-së. Bazuar po në këtë nen, dy vite më parë qeveria e mëparshme inicioi nxjerrjen e ligjit të veçantë për Trepçën, ndërkaq në atë kohë fare nuk ishte paraqitur si nevojë ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrje Publike siç po bëhet tani.
Një shembull tjetër është rasti me ndërmarrjen "Brezovica", e cila ishte ndërmarrje shoqërore, por me një vendim të qeverisë u bë ndërmarrje publike, kaloi nën kompetenca të qeverisë dhe u dha me koncesion për disa dekada. As për këtë rast nuk u ndryshua fare ligji në fjalë.
Po ashtu ka vite të tëra që komuna e Prishtinës ka iniciuar ligjin e Prishtinës dhe në kuadër të këtij ligji e ka përfshirë edhe ndërmarrjen Pallati i Rinisë. Kjo ndërmarrje tani është shoqërore, ndërsa nëse futet në ligjin e Prishtinës, atëherë ajo hiqet nga administrimi i AKP-së dhe kalon nën administrimin e komunës së Prishtinës./KosovaPress/
/Shqiptarja.com