Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Sipas avokatit Fanol Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe i është ndërprerë masa e paraburgimit. Në një prononcim për Report Tv, avokati i Fjolla Morinës, tha se vepra penale e arratisjes nga arresti shtëpiak nuk sanksionohet më burg në Kosovë. Për këtë Fjolla Morina është liruar nga qelia dhe gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.
Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina u arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj më 19 korrik të këtij viti. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg. Për vendimin për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri, avokati i saj Fanol Krasniqi pati paralajmëruar se nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.
Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.5%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 153
Lajme të tjera
-
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Vuçiç të dorëzojë para drejtësisë së Kosovës anëtarët e bandave! Janë stërvitur për luftë
25 Shtator, 22:22
-
Vrasja e policit në Kosovë, Çollaku për ‘5 Pyetjet’: Agresion ushtarak, Vuçiç synonte ankesimin e pjesës veriore të Mitrovicës
25 Shtator, 22:10
-
Përplasjet në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force
25 Shtator, 21:03
-
Prokuroria e Kosovës e konfirmon: Të gjithë të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë
25 Shtator, 20:38
-
Ben Blushi: FITORJA E KOSOVËS
25 Shtator, 18:46
-
Përplasjet në Veri të Kosovës, deputeti i PS, Xhafaj: Ky është alarmi! Këmbanat për luftë në Ballkan janë aty
25 Shtator, 18:36
-
Rreziku nuk ka kaluar
25 Shtator, 17:40
-
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Kërkojnë destabilizimin e Kosovës! Analisti: Lajçak e Escobar po përkëdhelin Serbinë
25 Shtator, 15:50
-
Vrasja e policit në veri, Haliti i PDK-së: Manastiri i Banjkës dhe një manastir tjetër janë të mbushur plot me armë që kanë ardhur nga jashtë Kosovës
25 Shtator, 14:56
-
Përplasjet në veri të Kosovës, Sveçla: 6 terroristë po mjekohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë! Radoiçiç i lidhur me sulmin ndaj policisë! Sulmuesit pjesë "Mbrojtja Civile" e "Brigada e Veriut"
25 Shtator, 14:38
-
Trafiku i ri Shqipëri-Itali po lulëzon në heshtje, breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi
25 Shtator, 14:33
-
Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të vihen përpara përgjegjësisë, i bej thirrje Kosovës dhe Serbisë t'i rikthehen dialogut
25 Shtator, 14:05
/PJETER/.100% dakord me ju !
PërgjigjuKesaj duhet ti rrije emri fiks ne interpol,te shofi kjo sa do hargaliset,ne c'do vend qe te shkoje,mund te arrestohet ta nxijne jeten.Gjykata e Kosoves nuk njef ligjet penale te Shqiperise?nuk ka shkelje ne Kosove po u arratise nga arresti shtepiak,dikush mund t thote atij gjyqtarit qe ky justifikim per pagesen e majme, esht prej idoti, ky eshte kulmi.
PërgjigjuE vërteta është se gjyqtarët janë kriminel të njejt si kjo nusja e këngës... Interpoli do është zgjidhje më e drejtë