Kosovë-Mali i Zi, bashkëpunim mes prokurorive

/ATSH/.- Një delegacion i prokurorëve të Prokurorisë së Shtetit, i udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po qëndron në Prokurorinë Supreme të Malit të Zi, me ftesë të kryeprokurorit të këtij shteti.
Delegacioni i prokurorëve kosovarë po merr pjesë në shënimin e ditës së Prokurorisë Supreme të Malit të Zi, e cila është organizuar nga Shoqata e Prokurorëve të Shtetit, në bashkëpunim dhe mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Mal të Zi.
Gjatë kësaj konference, pjesëmarrësit kanë diskutuar për "Reformat e legjislacionit penal dhe rregullat e reja organizative".
Pjesëmarrësit, kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht ndërmjet prokurorive në rajon, si të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka theksuar se Prokuroria e Kosovës ka marrëdhëniet të mira bashkëpunimi me Prokurorinë e Lartë të Malit të Zi.
Kryeprokurori Lumezi, vuri në pah se, meqë Mali i Zi dhe Kosova aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, "këto dy institucione, në këtë drejtim realizojnë bashkëpunim përmes shkëmbimit të përvojave në aspektin e përmbushjes së kushteve dhe standardeve të Bashkimit Evropian, e të cilat kanë të bëjnë me sektorin e Sundimit të Ligjit".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nis peligrinazhi në malin e Tomorrit, 800 mijë bektashinj pjesëmarrës! Baba Mondi: Kujdes me ndezjen e qirinjve