Kosovë, mbështetje investimeve prej 410 milionë euro për Brezovicën


 
PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/.-Ambasadorja amerikane dhe franceze në Kosovë i kanë dhënë mbështetje investimeve prej 410 milionë euro për Brezovicën.
Në Shtërpcë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal sot ishin prezentë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ajo franceze Maryse Daviet, si dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikolic.
Sipas RTK, kryetari i Shtërpcës përkrahu investimet në resortin e Brezovicës të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq. Përkrahjen e tyre gjithashtu e shprehën edhe ambasadoret Jacobson dhe Daviet, të cilat thanë se investimet në vlerë prej 410 milionë eurosh që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës janë investime që do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomike në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës.
Qeveria e Republikës së Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar ka miratuar katër vendime preliminare të shpronësimit të pronave të paluajtshme për nevoja të realizimit të projekteve kombëtare, mes të cilave për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Qendrës Turistike në Brezovicë./b.j/k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve