Kështu tha sot shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, në takim me ministrin Kosovar të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Me këtë rast, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni siguroi ambasadorin e OSBE-së se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të rendit dhe ligjit me misionin e OSBE-së./ATSH/