/ATSH/.- Shoqata e gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet për gazetari për vitin 2014, në një ceremoni të organizuar mbrëmë në Prishtinë.

Çmimin gazetari i vitit 2014, e ka fituar gazetari Vehbi Kajtazi nga gazeta "Koha Ditore", çmimin për shkrimin më të mirë në ekonomi/sociale, e ka fituar gazetari i gazetës "Zëri", Liridon Llapashtica, çmimin për shkrimin më të mirë në kulturë, e kanë fituar dy gazetarë: Shaban Maxharraj nga gazeta "Koha Ditore" dhe Kaltrina Rexhepi nga BIRN.
Çmimin për reportazhin më të mirë e ka fituar gazetarja e Radio Kosovës, Serbeze Haxhiaj, ndërsa për shkrimin më të mirë në sport, janë shpërblyer gazetarët e gazetës "Zëri", Valon Konushevci dhe Moral Pozhegu.

Çmimin për fotografi/kamerë e ka fituar kameramani i RTK-së, Mumin Jashari.
Juria e përbërë prej katër anëtarëve Besim Abazi, Violeta Oroshi, Hazir Reka dhe Naile Krasniqi, ka bërë vlerësimin e 59 e konkurrentëve në gjashtë kategori, përfshirë edhe gazetarin e vitit.

AGK, falenderoi të gjithë konkurentët për pjesëmarrjen në konkurs.