/ATSH-B.Jashari/.- Në Kosovë për vitin 2015 parashikohet që të përgatiten nga qeveria dhe të aprovohen në Kuvend rreth 100 ligje, pas kohës së humbur në 2014-ën, shtatë muaj pa parlament funksional, i cili ishte vetëshpërndarë një muaj para zgjedhjeve të parakohëshme të 8 qershorit.
"Për vitin 2015 parashikojmë që të përgatisim dhe të aprovojmë në Kuvend rreth 100 ligje. Një pjesë e këtyre ligjeve ka të bëjë edhe me aktivitetet tona në fushën e integrimeve evropiane dhe po ashtu të përgatisim dhe të aprovojmë edhe 43 dokumente strategjike", ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në 16 janar, në konferencën e parë për shtyp nga zgjedhja e qeverisë së re në 9 dhjetor 2014.
"Axhenda legjislative do të përshpejtohet, si nevojë për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike. Në këtë drejtim, ndihma dhe përkrahja e miqve është e një rëndësie të veçantë dhe ne si Kuvend e mirëpresim atë", ka theksuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një takim dje me ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Në 2015-ën, Kuvendi i Kosovës në 19 janar - në ditën e parë të nisjes me seanca plenare ka mbajtur tre dhe ka miratuar ligjin e parë, atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.
Sipas plotësim ndryshimeve, statusi i Kombinatit Xehtaro Metalurgjik Kimik Trepça do të rregullohet me Strategji dhe Ligj të veçantë, ndërsa ndërmarrjet që kanë hyrë në procesin e riorganizimit, falimentimit apo likuidimit, ndërpriten me hyrjen në fuqi të këtij ligji pa nevojën e ndonjë vendimi gjyqësor.
Nesër, në seancë plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të shqyrtojë për herë të parë katër projektligje: Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura; Projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik; Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike.
Seanca e nesërme plenare e Kuvendit ka në axhendë edhe debatin parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Republikës së Kosovës
/Shqiptarja.com