Kosovë, nesër nis tërheqja e policisë nga veriu! 25% më pak efektivë përreth godinave komunale

Policia e Kosovës ka njoftuar që nga nesër (4 gusht) do të nisë tërheqja prej 25 për qind e policëve nga veriu i vendit. Vendimi u mor pas një vlerësimi të përbashkët nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-ku 

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se nga ky takim është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë prandaj  fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”.

“Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”.

Situata në veri të Kosovë u tensionua në fund të muajit maj pasi serbët lokalë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kjo shkaktoi dhe përplasjen mes serbëve dhe ushtarëve të KFOR, ndërsa ndërkombëtarët ndërhynë fort duke bërë thirrje për shtensionimin e situatës.

Largimi i 25% i trupave është hapi i parë nga marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës për zbatimin e deklaratës së 3 qershorit 2023 të 27 vendeve të BE-së

Hapi i dytë është policia e Kosovës që kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

Hapi i tretë: Më pas qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

Në Hapin e katërt: BE-ja do t'i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.

Edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano mirëpriti lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës. Ndërkohë në fillim të gushtit qeveria e Kosovës njoftoi se kishte nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Policia e Kosovës redukton prezencën në veri, EULEX: Ky është hapi i parë

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mirëpritur lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind duke thënë se ky do të ishte një hap nga Marrëveshja e Bratisllavës, e cila përfshin hapa të ndryshëm për de-përshkallëzimin në veri.

“Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por ne mund të konsiderojmë se procesi ka filluar”, ka thënë Barbano për Euronews Serbia.

I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:

“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas dorëheqjeve të policëve serbë në fund të majit 2023”.

Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën.

Ora 15:53
Policia e Kosovës zvogëlon sërish prezencën në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se më 4 gusht do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.

Policia e ka marrë një hap të tillë edhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në atë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, kanë mbajtur takimin punues dhe koordinues

Prishtinë, më 3 gusht 2023

Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/08/2023 21:23

    Sipas sfeklles eshte duke e respektuar marreveshjen e bratisllaves te cilen nuk dij qe ka shqiptar qe di se çfar permban ajo marreveshje,ne vend se ti thuhet qytetareve se skemi asnje mbeshtetje dhe as mundesiyta mbajme kontrollin e veriut dhe se llajqaku si ndermjetes nuk e njeh as kosoven si shtet, tashme po deshmohet se ngutia e kurrcit dhe osmankes per te punuar me llajqakun ishte plani i vuqiqit prandaj per ta realizuar kete quan ne burg ish presidentin Thaqi me shoke dhe sot po gjykohet lufta e uçk-s, kurse prapa perdeve po diskutohet edhe vet egzistenca e kosoves shtet, kur shofim se komandant cali u denua me 26 vjet burg se paska lejuar nje ushtar tha jepi nje shpulle nje spiuni merreni me mend se sa shekuj do denohen Thaqi me shoke dhe kjoe gjitha per tju ber me dire shqiptareve tjer se vetem mendja tju shkon te pamvarsia ju prêt ferri,kurse sfeklla dhe mender presednike osmanka krenohen her duke dekretuar zgjedhjet her duke akuzuar ish presidentin Thaqi me shoke se jau ka prishur brastvo jedinstvo-n.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen